Lajme

22 November 2016

Ergi Dini, talenti që u largua shumë shpejt nga jeta

Ergi Dini lindi në Shkodër dhe filloi të këndoje si solist në festivalet për fëmijë. Ai ishte vëllai i këngëtares së njohur Barbana. Ergi frekuentoi liceun artistik Jordan Misja në Tiranë dhe ishte një instrumentist shumë i mirë.

Viti 2013 shënoi një kthesë në karrierën e tij. Ai vendosi të paraqitet në audicionet e X Factor Albania ku u shqua për një timber zëri mjaft të veçantë, një potencë mahnitëse vokale dhe interpretim mjeshtëror të këngëve. Puna e tij u çmua mjaft nga juria e X Factor dhe gjithmonë u konsiderua si fituesi më i mundshëm i këtij kompeticioni.

Me 23 Shkurt 2014, me shumicë votash nga publiku Ergi arriti të bëhej fituesi i X Factor Albania 3, duke bërë kështu fituese për herë të dytë mentoren e tij Tunën.

“Morphine” u titullua singëlli i parë i kengetarit. Ky ishte gjithashtu videoklipi i parë i artistit nga Shkodra dhe me një zë unik. Kënga u këndua në dialektin gegë dhe u kurua me shumë kujdes. Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”. Për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016,  do të sillte këngën e shoqëruara me videoklip, “Asnji gram”.

Këngëtari Ergi Dini humbi jetën tragjikisht në Tiranë bashkë me shokun e tij Kejdi Halili, gjatë një aksidenti rrugor me motor më 21 Nëntor 2016. Ai ishte gati për një projekt të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij. R.I.P.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com