Erik Lloshi konfirmon ndarjen e tij nga modelja Jola Progri
Së fundmi, Erik Lloshi në një intervistë të dhënë ka folur për projektin e fundit muzikor, “Afër vetes”, një këngë me ritme më ritmike dhe më afër shijeve të publikut, Eriku tregon edhe se do të donte të kishte më shumë njerëz afër vetes, por nuk ka qenë e shkruar që të jenë gjatë bashkë.
“Patjetër që ka pasur persona që kam dashur t’i mbaj afër vetes, por nuk mund të them që nuk ia kam dalë dot, sepse largimi ka ndodhur për arsye të ndryshme. Për mua nuk ka më shumë rëndësi pjesa e mospasjes afër sesa pjesa sa bukur kam kaluar me to, por kaq sa ka zgjatur”, është shprehur Eriku.
Ndërsa për pyetjen e drejtpërdrejtë nëse vazhdon akoma lidhjen me modelen Jola Progri, Eriku ka një përgjigje të prerë: “Jo, nuk jam më me Jolën. Për herë të parë po e them zyrtarisht që nuk jemi më bashkë, për arsyet tona.”
Ndërsa arsyet e kësaj ndarjeje, askush nuk i di, Eriku shtron edhe kriteret që duhet të ketë partnerja e tij: “Dua një vajzë që të jetë simpatike, e zgjuar, të jetë zonjë në jetën e përditshme, të bëjë punët e shtëpisë. Bëj shaka, e rëndësishme është që të jetë njeri i mirë, të pëlqehemi, të duhemi. Pastaj gjërat e tjera mësohen dhe vijnë me kohën”, ka përfunduar Eriku.