Erik Lloshi na prezanton me të fejuarën e tij, por nuk qenka shqiptare
Erik Lloshi arriti që ti bënte konfuzë me jetën e tij private. Lidhja e dashurisë me modelen Jola Progri, e shumëkomentuar, mori fund vitin e kaluar dhe vetëm pak kohë pas saj, Eriku na surprizoi të gjithëve me fejesën.
Në jetën e tij, në një kohë të shkurtër erdhi një dashuri e re, ku pak kohë pas njohjes, Eriku dhe partnerja e tij vendosën ta zyrtarizojnë lidhjen në fejesë, madje duke e ndarë këtë moment edhe me miqtë virtualë.
Ndonëse nuk kishte dhënë asnjë detaj për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, Eriku, tha se është shumë i dashuruar. Pavarësisht se koha e njohjes me të dashurën ka qenë e shkurtër, ai e mori shpejt vendimin për t’u fejuar, sepse ajo është personi i duhur për të.
Por personi i duhur për të nuk qenka shqiptare por serbo-kroate dhe quhet Romina Sablić. Sot, foton me të Eriku e ka postuar në profilin e tij në Instagram, madje edhe duke e etiketuar.