Erion Veliaj feston 39-vjetorin e lindjes, por këtë herë ndryshe!
Këtë vit Erion Veliaj feston ditëlindjen për herë të parë si baba dhe për këtë arsye ka publikuar ditën e sotme për herë të parë, një fotografi të portretit familjar.
Fotoja është bërë përpara një peme të zbukuruar, duke treguar kështu atmosferën e festave të fundvitit. Veliaj shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushin Kajan, ndërsa Ajola mbështet kokën në krahët e tij.