Lajme

16 July 2018

Erion Veliaj tregon ushqimin e preferuar të Ajolës dy muaj para pritjes së ëmbël !

||
0 Comment
|

Vetëm dy muaj kohë kanë mbetur nga dita kur Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj do të bëhen prindër për herë të parë.

E ndërsa, Ajola është në pritje të ëmbël, Veliaj ka ndarë me publikun emocionet dhe ndjesinë që nuk e ka provuar më parë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena, tregoi si u ndje kur mësoi lajmin se do të bëhej baba:

“Ndjesia më e bukur që kam pasur ndonjëherë në jetë. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë një ndjesi më të bukur”, tha ai.

I pyetur për emrin e bebes që do të vijë së shpejti në jetë, Veliaj tha se: “Jemi në një listë të shkurtër, por akoma nuk e kemi ndarë. Kemi edhe dy muaj kohë”.

Megjithatë ai ndau dhe një tjetër detaj sa i përket shtatzënisë së Ajolës, si për shembull ushqimin e saj të preferuar:

“Ushqimi i preferuar i saj është spinaqi, kështu që kush nuk është akoma shtatzënë, të përgatitet për shumë spinaq…”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com