Ermal Mamaqi rikthen Elvana Gjatën
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi do të nxjerrin në treg filmin e tyre komik “Dy gisht mjaltë” pikërisht në ditën e të dashuruave.
Thuhej se do të dilte në kinema në muajin dhjetor, por data është shtyrë. Ermali ka zbuluar se filmi do të jetë në të gjithë kinematë vitin e ardhshëm.
“Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj, dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit.
Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”, u shpreh Mamaqi.