Lajme

23 February 2018

Ermal Meta favorit të fitojë Eurovizionin sipas “Wiwibloggs”

“Eurovision 2018” për here të parë do të mbahet në Portugali dhe pritet të na ofrojë mjaft surpriza dhe kjo sepse si asnjëherë më parë shqiptarët do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme. Eleni Foureira është përfaqësuese e shtetit grek, Shqipëria do të prezantohet nga Eugent Bushpepa ndërsa italianët do të krenohen me Ermal Metën.

Sipas një sondazhi të bërë web-faqja online “Wiwibloggs”, shihet se në vendin e parë pozicionohet Ermal Meta dhe Fabrizio Moron, ku kanë marrë më shumë se 3800 vota. Ndërsa Eugent Bushpepa me këngën “Mall” renditet në vendin e katërt.

Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon nga dita në ditë, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti që kryesonte renditjen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com