Ermal Meta i jep fund koncerteve me një tjetër koncert madhështor
Duket se për 38-vjetorin e tij, Ermal Meta do të organizojë një festë madhështore, një koncert special në “Mediolanum Forum”, në Milano, më 20 prill.
Këngëtari shqiptar e bëri njoftimin në rrjetet sociale, pak përpara nisjes së turneut nëpër teatro me “Gnu Quartet”.
“Në këto vite, jete dhe muzike, duke përjashtuar disa raste, nuk i kam kushtuar shumë rëndësi ditëlindjes sime. Por, këtë herë do të jetë ndryshe, kam vendosur ta festojë në mënyrë speciale. Do të realizoj një koncert në “Forum”. Për t’ju thënë “faleminderit” dhe “do të shihemi së shpejti”. Do të jetë “live” i fundit i këtij rrugëtimi 3-vjeçar. Do të jetë mbyllja e një etape. Do të hapet një tjetër, por ende nuk e di se kur”