Ermal Meta: M’u bë zemra mal që ishim tre shqiptarë në Eurovizion, por budallëku që bëri Italia…
Ky edicion i festivalit të këngës në RTSH risolli në Shqipëri këngëtarin Ermal Meta.I pyetur gjatë konferencës për shtyp rreth pjesmarrjes në Eurovizion, si një nga tre shqiptarët që konkuronin në këtë festival të mirënjohur, Meta u përgjigj: “Për mua ishte pak e çuditshme , aty pash formën e emigrimit brenda artit. Nga njëra anë ishte shumë emocionuese, nga ana tjetër m’u bë zemra mal se ishim tre shqiptarë në pozicione shumë të mira…përveç atij budallëkut që bëri Italia, që nuk i dha pikët maksimale Shqipërisë.”
Një pyetje tjetër nga gazetarët e pranishëm ishte rreth tipareve si artist italian dhe ngjashmërisë së tij me Eduard Duargërshërën, Ermal Meta tregoi se ia kanë thënë shpesh këtë. “Do më pëlqente, por kam vetëm anën e shëmtuar të tij. Lëkurën e bardhë, rrathët poshtë syve…”- u shpreh duke qeshur këngëtari.