Lajme

07 June 2018

Ermal Meta për babain e tij: Nuk dua ta fal

Ermal Meta i ftuar së fundmi në Top Magazine, foli sërish për frikën dhe ndjesinë e tij para koncertit në Tiranë. Sepse po këndonte para publikut të tij që aq sa e frikësoi në fillim, aq edhe e mahniti nga mikpritja e përzemërt.

Për marrëdhënien me mamin, motrën dhe vëllanë, Ermali ka folur vazhdimisht, por të atit nuk ka dashur t’i kushtojë as vëmendjen më të vogël. Pyetjes së Albanit nëse sot, në një kohë kur është i rritur e ka fituar pjekuri edhe artistike, a ka mundur ta rikuperojë marrëdhënien me të atin, Ermali iu përgjigj: “Jo. Nuk dua. Pikë.”

Madje edhe i pyetur nëse ka falje ai tha: “Jo. Unë nuk jam Zoti. Zoti fal.” Sot, Ermali nuk e di nëse i ati ka tentuar të gjejë një rrugë komunikimi me të, madje as nuk i intereson. Por është kaq krenar për mamin, heroinën e tij, motrën dhe vëllanë, të cilët kanë sakrifikuar pa fund për t’ia ushqyer atij pasionin e madh për muzikën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com