Ermali e imitoi vite më parë, Shpat Kasapi ka diçka për të thënë!
Këngëtari i njohur nga Maqedonia Shpat Kasapi ka qenë i ftuari i radhës i gazetares Dasara Karaiskaj në “Da’Sara Show” TemA TV.
Këngëtari foli për fillimet e karrierës, për jetën personale e jo vetëm.
Teksa Dasara e pyet këngëtarin lidhur me fillimet e tij në muzikë dhe Tiranë, këngëtari fillon e numëron arritjet, daljet e tij në festivale në vitet e para të karrierës, ndërkohë që Dasara ndërhyn dhe i thotë: “Të gjitha këto të mira deri në momentin që të imitoi Ermal Mamaqi”- u shpreh Dasara, e për ju që nuk e mbani mend, pas debutimit të Shpat Kasapit dhe Bleros me këngën “Falma” në Top Fest, aktori Ermal Mamaqi dhe Marin Orhanasi imituan dyshen e këngëtarëve në “Portokalli”, Marini imitoi Bleron ndërsa Ermali imitonte Shpatin.
“Ermali e deformoi paksa Shpatin, por ajo ndikoi në famën time. Ndikoi si plus, si gjë e mirë sepse njerzit fillojnë të komunikojnë, të afrohen më shumë”- u shpreh këngëtari duke shtuar se nuk i ka ngelur hatri por përkundrazi, imitimi i Ermali i paska shërbyer si plus Shpatit.
Për më tepër shihni videon shkëptut nga emisioni: