Ermira Kola tregon se si dashuria “i trokiti” në derë atëherë kur nuk e priste
Ermira Kola i cila shquhet për zërin e saj të ngrohtë dhe të ëmbël që gjithmonë iu ka qëndruar besnike serenatave korçare ka patur një shkëputje të gjatë nga muzika dhe daljet nӕ media. Së fundmi ajo në një intervistë ka folur për marrdhënien me muzikën, për historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj Besnikun.
“Unë dhe Besniku kemi 13 vite bashkë. Jemi njohur në biznesin ku unë punoja dhe që ai kishte. Aty u dashuruam. Në ato vite unë merresha vetëm me koncerte dhe festa dhe e paragjykoja punën në një lokal. Dhe pikërisht aty nisa të punoja. Fillova të ndërtoja jetën në Tiranë. Aty njoha edhe dashurinë time të jetës. Me artistët është pak e vështirë, nuk është kollaj të gjesh dikë që të kuptojë dhe të mbështesë”, është shprehur Ermira.
Ajo gjithashtu ka thënë se fati ia solli në momentin kur nuk e priste dhe vendimi për tu martuar erdhi në një moshë të pjekur.
“Ne kemi bërë një ceremoni fejese dhe pas tre muajsh jemi martuar, s’kishim çfarë të prisnim sepse ne bashkëjetonim. Ne të dy e donim një dasmë. Unë kam kënduar në dasmën time, me mua ka kënduar edhe bashkëshorti im. Pas meje u ngritën të gjithë dhe kënduan, u bë show aty. Të ftuar në dasmën tonë kanë qenë 400 veta në dasmën e bashkëshortit dhe 300 tek dasma ime. Ne kemi 8 vite të martuar dhe pas këtyre 8 viteve erdhi në jetë Xhoni”, ka përfunduar këngëtarja.