Ertila Koka: “Tërë jetën më kanë ngatërruar me një këngëtare tjetër!”
Këngëtarja e njohur Ertila Koka, është një nga këngëtaret që ngatërrohet më shumë nga publiku.
Për një “N”, Ertila është ngatërruar shpesh me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Nertila Koka të cilën Ertila e admiron dhe ashtu siç ka deklaruar, e vogël ka kënduar shpesh këngët e saj.
E ftuar në puntatën më të fundit në “Xing me Ermalin”, Ertila ka treguar se gjithë jetën e kanë ngatërruar me Nertilën dhe tregoi rastin e një taksisti.
“Tërë jetën më kanë ngatërruar. Që kur kam lindur. Një taksist para ca vitesh duke shkuar tek Pallati i Kongreseve i them jam shumë vonë, kam për të kënduar. Pse si quhesh ti më pyeti. Ertila Koka i thashë unë. Sa qeke rinu mi gru tha ai. Po jo mo xhaxhi unë jam Ertila Koka”, tregoi këngëtarja.