Lajme

14 May 2018

Eugent Bushpepa me performancën e tij “rrëmbeu” vëmendjen në Eurovizion dhe përmes një statusi ai ka diçka për ti thënë fansave

Dy ditë pas finales së madhe të Festivalit evropian të Këngës, këngëtari Eugent Bushpepa, që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall” ka reaguar për herë të parë përmes një statusi.

Në vetëm dy fjali të publikuara në Facebook, Eugenti shpreh vetëm falënderime për të gjithë ata që e mbështetën, pavarësisht se nuk arriti dot që të renditej në dhjetëshen më të mirë.

“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Europë!” ka shkruar Eugenti në postimin e tij.

Statusi i tij u pasua nga qindra komente nga fansat shqiptarë dhe të huaj që e falënderonin për emocionet që na dhuroi në dy nentët e konkurrimit në Eurovizion. Fanse nga Portugalia, Spanja, Hungaria e urojnë Eugentin për performancën në statusin e tij:

Performanca e tij ishte një ndër më të vlerësuara nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse në Eurovizion. Për një kohë të gjatë, Shqipëria u rendit në vend të shtatë, por rezultati ndryshoi pas votimeve nga publiku duke kaluar në vend të 11-të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com