Eugent Bushpepa tregon se Eleni nuk e lejoi të hiqte foton me shqiponjën pavarësisht kërkesës së qipriotëve
Eugent Bushpepa ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur nga mediat teksa shihet së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureira duke bërë shqiponjën me duar. Bushpepa ka treguar se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.
“Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.