Lajme

18 May 2019

Eurovizion 2019, sonte finalja e madhe

Në Tel Aviv të Izraelit, sonte zhvillohet Finalja e Madhe e edicionit të 64-rt të Festivalit Europian të Këngës. Me këngën “Ktheju tokës”, Jonida Maliqi elektrizoi skenën në natën e dytë gjysmë finale të 16 Majit duke u kualifikuar.

Faqja zyrtare e Eurosong-ut e cilësoi “mahnitës” zërin e këngëtares, ndërsa interpretimin e saj “të shkëlqyer”. Shqipëria është pjesë e Finales ku me interes pritet dhe performanca e superyllit botëror Madonna. 20 shteteve të kualifikuara në dy gjysmëfinale, iu bashkohen sonte dhe Izraeli,  Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja e Italia.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com