Eva Longoria pas 2 divorcesh gjen dashurinë e vërtetë
Aktorja 41 vjeçare po përjeton momente të lumtura me Jose Baston të cilin e konsideron shpirtin e saj binjak.”Nuk di si ta shpjegoj mirë por di të them se jemi si 2 anët e një monedheje. Ai ka zemrën e madhe, është i sjellshëm dhe i pashëm. Pepe (Jose) është gjithçka që kam dashur por as që e dija që pikërisht atë po kërkoja”- këto janë fjalët me të cilat ajo e ka përshkruar bashkëshortin.
Eva është divorcuar 2 herë dhe nuk mendonte se do të martohej për herë të tretë. “Kur unë edhe Pepe u takuam, unë i thashe se nuk doja të martohesha përsëri”, ka thënë Eva për numrin e fundit të revistës “Ocean Drive”. “Edhe ai me tha të njëjtën gjë se nuk donte të martohej por ja ku jemi”.
Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” u martua me presidentin e “Televisa” në maj 2016 është shprehur se nuk e ka me nxitim të zgjerojë familjen e saj.
Aktorja madje i ka lënë gjërat të ndodhin natyrshëm. “Nëse ndodh, në rregull. Nëse do të ndodhë, do të jetë një bekim”, ka thënë ajo për revistën.
Gjithsesi familja e tyre është e madhe pasi Jose Baston ka 3 fëmijë nga martesat e mëparshme, vajzën Tali 21 vjeç dhe 2 binjakët 13 vjeçarë Jose dhe Mariana.