Evi Kardashian, balerina shqiptare e jetës së natës zbulon klientët e saj: Jugorët nuk i kam fare ne listë
Evi Kardashian, balerina 25- vjeçare me origjinë nga Elbasani ka qenë e ftuar në “Da’Sara Show TemA TV, me gazetaren Dasara Karaiskaj.
Teksa gazetarja pyet Evin për origjinën e saj, kjo e fundit tregon se është nga Elbasani, megjithëse Dasarës i duket paksa theks verior, faktin të cilin balerina e jetës së natës e justikoi për faktin se në club-in ku ajo punon klientët më të shumë janë nga veriu. “Nuk kam theksin e elbasallies por nga që tek puna na vijnë shumë verior edhe kemi vite që punojmë me verior edhe na është përzier theksi çorap”- u shpreh Evi .
Ndër të tjera Evi ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me klientët, lidhur me krahinat e tyre: “Përgjithësisht i kemi nga veriu klientët, Tropoja, Dibra, Kukësi. Përgjithësisht në shumicën e rasteve, të rrallë janë ata që vijnë nga jugu edhe shqipëria e mesme. S’kam marrëdhënie të mira fare me këta të jugut, as i kam në listë fare”- u shpreh Evi Kardashian për TvT.