Falë Emina Cunmulaj, 27 fëmijë provuan plazhin për herë të parë
Dramat dhe problemet e këtij vendi janë të shumta dhe të rrallë janë ata që marrin nisma për të lumturuar njeri-tjetrin.
Emina Cunmulaj ka treguar shpesh se meriton vëmendje më shumë se çdo personazh njohur në këtë vend pasi bëhet lajm jo me skandale por duke bërë të lumtur individë me jetë fatkeqe.
Së fundmi, 27 fëmijë provuan plazhin për herë të parë falë Emina Cunmulaj.
“Sot ishte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27-fëmijë të moshës 5-13 vjeç shkuan në plazh dhe notuan për herë të parë ne jetën e tyre. Shumica prej tyre janë fëmijë që bashkë me Fundjavë Ndryshe dhe të gjithë ju i keni ndihmuar për të ndërtuar shtëpinë, i keni dhënë ushqim dhe veshje…Faleminderit për ndihmën tuaj të vazhdueshme!”- shkruan Emina.
Duam të ketë më shumë Emina!