Lajme

19 February 2019

‘Faleminderit për gjithcka je e gjithcka më jep’, Marin Orhanasi dedikim gruas me fjalët më speciale

Aktori i njohur i  humorit , Marin Orhanasi, është shumë i ndjekur në rrjetin social Instagram, ku ndan shpesh me fansat momente pranë familjes së tij.

Së fundmi, ai ka uruar bashkëshorten për ditëlindje me fjalët më speciale të dashurisë, që me siguri kanë prekur zemrat e të gjithëve.

“Edhe 100 o Dielli im blu. Drita e kasolles tone. O Princesha e cdo perralle. Lumi ku lundroj i qete. Pylli i vecante qe shetis me ëndje e clodhem cdo minute. Pema ku kepus cdo frut ne cdo stine. Oazi i cdo shkretëtire ku pervidhem i hutuar. Uji i embel qe Zoti me ushqen kurdohere. Krahet ku liria perkufizohet natyrshem. Gezuar shpirt i bukur. Faleminderit per gjithcka je e gjithcka me jep. Mos bej asgje e mos thuaj asgje me shume se ç’je. Ti je endrra nga ku nuk dua te cohem kurre prej gjumi. Te dua shume vogelushe.”- shkruan Marini krahas fotos me bashkëshorten.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com