Lajme

26 February 2018

Falimenton kompania e Weinestein pas skandaleve seksuale

Studioja filmike amerikane, Weinstein Company, ka falimentuar pas një serie dështimesh, pas skandalit të keqtrajtimeve seksuale në Hollywood.

Producenti i famshëm, Harvey Weinstein, ishte në qendër të këtij skandali dhe kjo ka bërë që kompania e tij të falimentojë.
Krerët e kompanisë që dikur ishte shumë e suksesshme, u përpoqën ta shpëtonin duke tentuar t’ia shisnin një grupi investuesish, mirëpo bisedimet dështuan dhe tash firma e ka shpallur falimentimin.
Bisedimet dështuan kryesisht si pasojë e një padie të re kundrejt kompanisë nga Prokuroria e New Yorkut.

Studioja që ka realizuar filmat, si “Inglourious Basterds”, “Django Unchained”, “The King’s Speech”, “Scary Movie 4” e “1408”, është duke rënë, bashkëthemeluesi i saj është i paditur për një sërë rastesh të keqtrajtimeve seksuale duke përfshirë edhe përdhunimin.
Producenti i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale pa pajtimin e palës tjetër.

Weinstein është akuzuar nga femra shumë të famshme në Hollywood, ndërsa numri i tyre është me dhjetëra.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com