Lajme

13 February 2019

Familja e Eni Koçit kundër lidhjes me Genc Prelvukaj?

Përgjatë një eventi të rëndësishëm në Kosovë, në dhjetor të vitit të kaluar këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj pranuan për herë të parë publikisht se janë në një lidhje.

Duke qenë se dyshja u shfaq në foto të ndryshme me unazë në gishtin e fejesës, filloi të përflitej se lidhjen e tyre e kanë kaluar në një tjetër nivel.

Vetëm disa ditë më parë në një dalje mediatike, Genci deklaroi se është njohur me prindërit e Enit dhe theksoi ndër të tjera se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta.

Ndërkohë, në media po  qarkullon lajmi se familja e këngëtares nuk e ka pritur mirë lajmin e lidhjes së tyre dhe shkak për këtë thuhet se është bërë e shkuara e Gencit.

Fakti që Genci përveçse është 15 vite më i madh se Eni, ka pasur një martesë që ka përfunduar me divorc, nga e cila ka një djalë, duket se është problem për familjen.

Megjithatë, fotot e dyshes dëshmojnë se janë shumë të lumtur krah për krah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se motra e Enit, Greta Koçi para disa kohësh ka shprehur gjithë mbështetjen e mundshme për lidhjen e çiftit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com