Familja e George Michael nuk lejon koncertin që do të organizohej për nder të tij
Në një intervistë të dhënë për “Pride of Britain Awards”, prezantuesja televizive, Esther Rantzen, ka thënë se ajo dëshironte të drejtonte një program për të festuar për muzikën e këngëtarit të ndjerë George Michael.
Megjithatë ajo ka konfirmuar se të gjitha planet janë bllokuar nga familja e tij, duke thënë: “Nuk do të ketë një koncert për nder të Geroge Michael pasi familja e tij ka thënë jo. Eshtë një turp i vërtetë pasi unë doja shumë të festoja muzikën e tij dhe t’i jepja një shans fansave për t’i thënë atij mirupafshim. Ky koncert do të kishte qënë edhe një përfitim për organizatën e bamirësisë gjithashtu”.
Ky lajm padyshim ka ardhur si një goditje e dyfishtë për Esther pasi të ardhurat e këtij eventi do të shkonin për bamirësi, për organizatën “Childline”, të cilën George e ka mbështetur vazhdimisht gjatë karrierës së tij.