Lajme

25 October 2017

Familja Kardashian gati për sezonet e reja, ja kontrata 150 milionë dollarëshe

Familja Kardashian ka rinovuar kontratën me “E! Network” që parashikon një vlerë prej 30 milionë dollarësh në sezon, për 5 sezonet e ardhshëm, që kap vlerën totale prej 150 milionë dollarësh.

Në bazë të kontratës së re “E!” do të paguajë të gjitha shërbimet e ofruara nga familja Kardashian. Reality Show “Keeping up with the Kardashians” tregon jetën e familjes më të përfolur amerikane. Marrëveshja e arritur do të shtojë buxhetin e familjes me një vlerë 50 milionë dollarë, ndryshe nga kontrata e përfunduar në vitin 2015, ku ata paguheshin 20 milionë dollarë për sezon.

Kontrata ka një kohëzgjatje deri në vitin 2019.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com