Familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar uron krishlindjet përmes kësaj kartoline…
Nga familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar është publikuar fotografia e Krishtlindjeve për këtë vit.
Më të vegjlit e mbretërisë, Princi George dhe Princesha Charlotte, duken bukur, thjesht dhe me elegancë të veshur me ngjyrë të kaltër, George në pantallona dhe këmishë ndërsa Charlotte në një fustan me lule.
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, si zakonisht ka një dukje tejet të sofistikuar e veshur në fund dhe xhaketë të kaltër të çelët, përderisa Princi William është i veshur në një kostum.
Përmes kësaj kartoline kjo familje uron festat e Krishtlindjeve për të gjithë.