Lajme

04 February 2018

Fansat aludojnë për shtatëzani, kundërpërgjigjet menjëherë Cardi B

Cardi B ka shuar kuriozitetin e fansave rreth thashethemeve për shtatzëni.

Këngëtarja e njohur së fundi ka postuar një video në rrjetin social Instragram, për të cilën, fansat e saj i kërkuan përgjigje nëse ajo është shtatzënë.

25-vjeçarja në video shihet duke bërë ‘rap’ e duke kërcyer, pas kësaj një fanse i ka shkruar “A ka ndonjë sekret si të Kylie Jenner që mbase ne duhet ta dimë. Thjesht po pyes”, ka shkruar ajo duke qeshur e duke i bashkëngjitur një emoticon të një gruaje shtatzënë.

Por, menjëherë ka arritur edhe përgjigja e Cardi B.

“Jo, unë thjesht jam shëndoshur. Më lini të shëndoshem në paqe”, ka shkruar ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com