Fansat e Janet Jackson kërkojnë rikthimin e saj në “Super Bowl 2018”
Fansat e Janet Jackson kanë reaguar ashpër ndaj vendimit që Justin Timberlake të rikthehet në “Super Bowl 2018”, duke ngritur pretendimet se ky vendim është një privilegj për rracën e bardhë. Sipas fansave ishte Timberlake, ai i cili shkatërroi karrierën e artistes sepse grisi bluzën e Jackson 14 vite më parë, duke nxjerrë në pah gjoksin e saj. Për këtë arsye fansat kërkojnë që edhe këngëtarja të marrë pjesë në këtë event dhe madje kanë ngritur edhe një fushatë me hashtagun #justiceforjanet (drejtësi për Janet).