Fansat kritikojnë Cheryl: Çfarë po ndodh me fytyrën tënde
Në projektin e saj më të fundit muzikor, Cheryl u përball me një sërë kritikash për pamjen e saj. Të gjithë fansat shpreheshin se fytyra e saj kishte ndryshuar së tepërmi. Përballë këtyre akuzave përmes një postimi, ajo u shpreh se se fytyra e saj ndryshoi shumë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së djalit Bear.
Por me daljen e saj të pare publike në televizion pas ndarjes nga Liam Payne, akuzat janë ritkhyer sërish. Cheryl shkëlqente me fustanin e kuq dhe makijazhin natyral, por fansat reguan duke thënë se fytyra e saj duket shumë ndryshe dhe për këtë besojnë se mund të ketë bërë ndërhyrje. Madje disa prej tyre shprehen se nuk e kanë njohur fare që ishte pikërisht ajo.