Fansat mbledhin në kohë rekord paratë për gjobën ndaj “shqiponjave”
I mjaftoi vetëm një ditë shqiptarëve për të plotësuar 25 mijë dollarë, madje më shumë, për të shlyer gjobën që FIFA vendosi për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin. Deri tani janë mbledhur gati 27 mijë dollarë. Iniciativa kishte karakter simbolik. Dy futbollistët me origjinë kosovare të Zvicrës i festuan golat ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenare.