Lajme

21 December 2018

Fansat surprizojnë Kidën për ditëlindje

Këngëtarja Kida, ka festuar sot (e premte) ditëlindjen e saj të 21-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe urimet nga ana e fansave, disa prej të cilëve i bënë madje edhe dhurata këngëtares shqiptare.

Këtë e bëri të ditur vet 21-vjeçarja tashmë, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte dhuratën e marrë nga fansat dhe mënyrën sesi ato e kishin surprizuar.

Bëhet fjalë për disa ëmbëlsira, në të cilat ishin të shkkruara disa fjalë, të cilat formulonin një urim të veçantë për 21 vjetorin e saj.

“Sa të ëmbël që janë, ju dua”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë, duke i falënderuar ata.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com