Lajme

19 April 2018

Fansi i armatosur tenton të hyjë në shtëpinë e Taylor Swift

Të shtunën në mbrëmje një person i armatosur është përpjekur të hyjë në shtëpinë e këngëtares Taylor Swift. Policia ka arritur të vërë në pranga Julius Alexander Sandrock. 38-vjeçari ka tentuar të hyjë në shtëpinë e këngëtares por për fat të mirë ajo nuk ka qenë aty. Ai ka qenë i armatosur dhe i maskuar e autoritetet i kanë gjetur një thikë, litar, pistoletë dhe plumba.

Policia tani ka vendosur një urdhër kufizues për të dyshuarin.
Julius, 38 vjeç, i tha policisë se ai kishte udhëtuar shumë e kishte kaluar shumë kufijë për të takuar këngëtaren e tij të preferuar.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi një tifoz i fiksuar u arrestua për prishjen e një muri në pronën e Taylor.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com