Lajme

21 April 2018

Fansi i zjarrtë i Taylor Swift hyn me forcë në apartamentin e saj….

Sipas “TMZ”, një fans i quajtur Roger Alvarado, ka arritur të hyjë në apartamentin e Swiftit në New York. Mësohet se fansi ka hyrë nga ballkoni duke thyer xhamin me dorë, në pronën e këngëtares e cila kap vlerën e 18 milionë dollarëve.

Zyrtarët gjetën Alvarado duke fjetur në shtratin e zbrazët të Swift, teksa më pas kanë vërejtur edhe dritaren e thyer. Gjithashtu fansi ishte futur edhe në banjën e këngëtares, ku kishte bërë dush.

Policia më pas kishte arrestuar Alvaradon, pas raportimit të një dëshmitari që tregonte se dikush po mundohej të hynte me forcë në apartamentin e këngëtares. Ai do të mbahet në paraburgim për akuzën vjedhje dhe përndjekje.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhë një gjë e tillë, pasi i njëjti person kishte tentuar edhe më parë që të futej në pronat e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com