Fansja e çmendur përsëri futet vjedhurazi në vilën e Drake
Ajo u la e lirë pasi stafi i Drake vendosi të mos arrestohej kur ajo hyri në shtëpinë e tij por Drake mund të jetë penduar për vendimin e marrë pasi fansja është rikthyer sërish në shtëpinë e tij këtë të enjte.
Vajzës i është vënë pseudomini “hajdutja e etur” pasi ajo vendosi të konsumonte diçka të freskët në frigorifer para se të bënte ndonjë veprim tjetër.
Sipas “TMZ”, 24-vjeçarja është rikthyer sërish në shtëpinë e reperit ditën e enjte, duke pretenduar se ishte në listën e personave që lejoheshin të futeshin.
Megjithatë rojet e sigurimit nuk kanë mundur ta largojnë atë, kështu që janë detyruar të kontaktojnë policinë.