Fansja e çmendur shkruan në të pasme numrin e golave të Messit
Fansja më e madhe e Lionel Messit, Suzy Cortez, nuk ka mundur të qëndrojë e qetë pas triumfit të Barcelonës në El Clasico kundër Real Madridit.Duke qenë se argjentinasi shkëlqeu në kryeqytetin spanjoll, ky ishte një gëzim shtesë për vajzën që e ka fituar garën për të pasmet më të mira, Miss BumBum. Për më shumë, Messi e shënoi edhe golin e 500-të në karrierë dhe urimi i Suzyt është i veçantë.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, ajo ka vënë në plan të parë asetin më të njohur, të pasmet, ku ka të shkruar numrin 500.
“Urime për Lionel Messin tonë të dashur. Lojtari më i mirë në botë me 500 gola për ekipin më të mirë në botë, Barcelona”, ka shkruar ajo në përshkrim.