Fansja e Drake arrin të futet vjedhurazi në shtëpinë e tij, por…
Drake është përballur me një surprizë jo të këndshme sëfundmi pasi një fanse e çmendur pas tij ka arritur të futet në shtëpinë e reperit në Los Angeles.
“TMZ” raporton se një anëtar i stafit të tij ka gjetur 24-vjeçaren në shtëpinë e kanadezit në orën 10:30 të darkës, më 3 prill.
Fansja kishte vendosur një kapuç të Drake në momentin që është zbuluar në një prej dhomave të shtëpisë së reperit. Në vend që të shkonte në dhomat më luksoze të shtëpisë, ajo ka preferuar të shkojë tek frigoriferi.
Fansja, e cila pretendon se kishte lejë për të hyrë në shtëpi, por që qartësisht nuk ishte e vërtetë, ka deklaruar se ka konsumuar vetëm pijet dhe ujin mineral.
Nuk dihet sa gjatë ka qëndruar vajza në shtëpinë e Drake, por ajo që dihet është se mundimi i shkoi dëm pasi nuk arriti ta takonte dot idhullin e saj.