Lajme

01 February 2018

Fansja fatlume që doli në profilin e Beyonce “Ndjeva sikur më përqafoi një ëngjëll”

Susan Monaghan është gruaja, foto e së cilës u bë virale dhe u shndërrua në qindra meme kur pa në hollin e një hoteli çiftin e famshëm Beyonce dhe Jay-Z. Në fakt fotoja u postua nga vetë diva e muzikës në profilin e saj në Instagram.

Ajo po qëndronte në hotelin e New York për të festuar ditëlindjen e mbesës së saj kur papritmas ndeshet me çiftin e famshëm dhe jep këtë shikim qesharak siç edhe shihet në foto.

“Mu duk sikur pash një ëngjëll”– u shpreh ajo në një intervistë për “The Boston Globe”. Susan i bëri shumë përshtypje sesa të bukur dukeshin ata dhe në të njejtën kohë mendonte se askush nuk do ta besonte se ajo i kishte parë.

“Beyonce më vështroi sikur donte të thoshte se gjithçka do të shkojë mirë”– ka qenë një tjetër koment i gruas që ka shkrirë së qeshuri mijëra njerëz.
E pyetur se pse mendonte që Beyonce e postoi foton, Susan u përgjigj: “Besoj e postoi për mua. Që njerëzit të më besonin. Dhe në fakt kështu ndodhi. Askush nuk më besoi deri në momentin që fotoja u bë virale.”
Kjo foto menjëherë bëri xhiron e rrjetit, dhe pothuajse të gjithë komentuesit treguan se edhe ata ashtu do të kishin reaguar nëse rastësisht do ta gjenin veten në të njëjtin korridor me çiftin e njohur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com