Lajme

25 December 2017

Fansja tregon si Taylor Swift i ndryshoi jetën me dhuratën që i bëri

Një fanse e Taylor Swift ka marrë suprizën më të madhe të jetës nga idhulli i saj, pas një koncerti të këngëtares në Manchester. Taylor kujdeset shumë për fansat e saj dhe e shpreh dashurinë që ka për to në çdo mënyrë, por këtë herë ajo ka tejkaluar çdo parashikim. Pas një letre të marrë nga mamaja e fanses ku shkruhej se vajza e saj ishte duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, kënëgtarja e ka ftuar atë në një prej koncerteve të saj. Fansja e quajtur Stefanie, ishte shtatzënë prej 8 muajsh dhe kishte humbur shtëpinë ku banonte me të dashurin, i cili gjithashtu kishte humbur punën. Pas koncertit, Stefanie ishte ftuar në prapaskenë ku kishte mundur të takonte personalisht Taylor Swift. Këngëtarja e hitit “Look what you made me do” i ishte drejtuar duke i thënë: “Ti ke qenë pjesë e suksesit tim për shumë kohë dhe nuk ke kërkuar asgjë nga unë në shkëmbim. Duhet të më kishe kontaktuar dhe unë do të ndihmoja! Unë dua që ti të jesh e lumtur me vajzën tënde dhe të mos shqetësohesh aspak për gjërat e tjera në jetë.”. Më pas, siç Stefanie tregon, Taylor i kishte dorëzuar në dorë një çelës, që ishte në fakt çelësi i një apartamentitë të ri i gjithi për fansen e saj.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com