Fatma shfaqet në evente të ndryshme me veshje të njejtë
Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u mbajt eventi “Juth Albania”, një event risi ku të ftuar ishin: MC Kresha, Ledri Vula, Arilena Ara, Dj Vicky dhe Robin Schulz, event që prezantohej nga moderatorja bukuroshe Fatma Methasani.
Eventi sigurisht që ishte një risi për shqiptarët por nuk mund të themi të njejtën gjë për veshjen e Methasanit, edhe pse kostumi që ajo mbante veshur i rrinte bukur dhe e bënte atë dukej atë rrezëllitëse, Fatma këtë veshje e ka përdorur edhe më parë në programin e saj rinor pasditeve.
Mesa duket Fatma ka harruar, ose nuk e ka problem ose oseee, risisë së eventit nuk i ka kushtuar shumë rendësi. Gjithsesi për moderimin e eventit nga Methasani nuk kemi pikë dyshim se gjithçka ka shkuar mirë.