Faton Shoshi dhe modelja seksi jo më në lidhje, ja çfarë thanë për njëri-tjetrin pas ndarjes
Faton Shoshi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me Era Istrefin shumë shpejt, pasi u njoh me modelen kosovare. Në profilin e tij në “Instagram”, menaxheri i Ledri Vulës tregoi se ishte shumë i lumtur në krahët e modeles Gresa Hoti, teksa pozonin mbi një nga makinat e tij.
Por duket se lidhja nuk paska zgjatur më shumë se një muaj. Për revistën “Story”, Shoshi ka konfirmuar se i ka dhënë fund historisë së dashurisë me modelen dhe tani është beqar.
Sakaq, kur u pyet nga ndjekësit e saj për Shoshin, modelja Gresa Hoti nuk i kurseu fjalët e mira.
“Lum nëna që e ka” – është shprehur Gresa, duke zbuluar se ndarja e tyre paska qënë me shumë mirëkuptim.
Gresa Hoti është një ndër modelet më të njohura në Kosovë, e cila nuk nguron të pozojë përpara aparatit “topless”. Ajo jeton në New York, por për shkak të angazhimeve profesionale ka udhëtuar drejt Gjermanisë, Spanjës, Francës, Maltës dhe Meksikës, së fundmi.