Fejohet Cristiano Ronaldo, ja fotoja që e vërteton
E dashura e Cristiano Ronaldos, Rodriguez ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që ka bërë të hamendësohet shumëkush.
Ajo publikoi imazhin e përbashkët me portugezin teksa në “gishtin e fejesës” mbante një unazë, e cila bëri që raportohet se çifti tashmë janë fejuar. Edhe pse Cristiano përballet me akuza për përdhunim gjatë javëve të fundit, e dashura i qëndron pranë dhe nuk beson në thashethemet që qarkullojnë në media.
“Pengesat para jush gjithmonë iu japin fuqi për të treguar se sa i madh jeni. Të falënderoj që në saje teje po e shijoj çdo lojë. Gjithmonë më i madh dhe më i mirë. Unë të dua, Cristiano”, tha modelja e re.