Fejohet këngëtarja e njohur, tregon unazën marramendëse
Këngëtarja e hitit “Bleeding Love” ka habitur fansat së fundmi pasi ka treguar se i ka dhënë fund beqarisë në mënyrë të papritur. Leona Lewis dhe partneri i saj prej 8 vitesh, kanë dhënë lajmin e madh nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.
Ajo u shfaq në disa foto dhe në një klip të xhiruar duke mbajtur një unazë të madhe diamante që mori vëmendjen të gjithë fansave të saj. Këto pamje janë shkëputur nga pushimet e saj me të dashurin në San Juan, Porto Riko.
Siç dihet ajo dhe Dennis Jauch janë njohur në vitin 2010 kur ai ishte balerinë në turneun e saj. Ndërkohë ndonëse e kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut, ajo gjithmonë ka
dëshiruar që të martohet me të.