Fergie flet për periudhën e errët në jetën e saj, varësinë ndaj lëndëve narkotike
Këngëtarja Fergie ka folur me guxim për luftën e saj nga varësia për përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë kohës së ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fergie ka zbuluar se si në moshë të re nuk e kishte aspak të lehtë. Ajo thotë se eksperimentet me drogën e sollën deri te problemet e vështira shëndetësore.
“Kisha prekur fundin. Kam vuajtur nga psikoza dhe demenca. Kisha halucinacione”, ka pranuar Fergie.
Për “Daily Mail”, ajo ka zbuluar edhe për pasojat që kishte shkaktuar konsumimi i drogës. “Dita kur ndalova të argëtohesha ishte dita kur forca, besimi dhe shpresa ime u zgjuan për diçka më të mirë”, tha Fergie.
Ajo në këtë intervistë po ashtu diskutoi shkurtimisht divorcin me Josh Duhamelit pas tetë vjet martese. Ajo tha se nuk ka kohë për pikëllim, pasi po punon shumë për të promovuar albumin e saj të parë solo “Double Dutchess”.