Fergie një MILF e vërtetë
Këngëtarja e njohur 41 vjeçare, Fergie ka zgjedhur ta kalojë këtë të mërkurë në plazh krah bashkëshortit të saj , aktorit Josh Duhamel. Çifti dukej shumë i lumtur teksa kalonin momente të bukura krah njëri tjetrit. Në fillim, kur mbërritën, Fergie kishte veshur një këmishë të gjatë të tejdukshme dhe një kapele të zezë. Por nuk vonoi shumë që ajo t’i hiqte ato e të nxitonte të futej në ujë. Paparacët arritën të fotografonin këngëtaren teksa veshur me bikinit e saj minimaliste pluskonte në ujin e detit. Bikinit ngjyrë mente që Fergie kishte zgjedhur të vishte, nxirrnin në pah format e saj për të cilat ajo po punonte aq fortë në palestër. Artistja fituese e çmimeve Grammy duket se e shijoj në maksimum këtë ditë në plazhin e Maui, pasi në të gjitha fotot duket e qeshur.