Festa “babyshower” e Meghan Markle kushton plot 200 mijë $, ja kush do të paguaj për të
Mikeshat e Meghan Markle kanë paguar 200,000 dollarë për festën e foshnjës që Dukesha pritet të sjellë në jetë.
Shoqet zemërgjera të saj janë Serena Williams, Misha Nonoo, Jessica Mulroney, Abigail Spencer, dhe Priyanka Chopra.
Shuma të cilën ka paguar Serena, e cila është lojtare profesioniste tenisi mjaft e famshme, është 75,000 dollarë. Marramendëse apo jo?
Disa burime thonë për “Vanity Fair” se ajo ka paguar një suitë, fotot e së cilës mund t’i shikoni më poshtë. Është suita më e madhe në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, një tjetër mikeshë i ka mbuluar të gjitha shpenzimet Meghan për të mbërritur në New York ose më saktë, ka paguar një xhet privat që kushton 100,000 dollarë.