Festa surprizë e Marinës ndaj Getoarit
Marina Vjollca ka organizuar një mbrëmje të gjithën për Getoarin dhe miqtë e tij të “Babastars”.
Në një faqe në Instagram, një fanse e çiftit, ka arritur të sigurojë momente nga festa dhe mund të vihet re qartë jo vetëm fakti që të gjithë kanë qenë shumë të entuziasmuar por edhe organizimi deri në detaje që ka bërë Marina që gjithçka të jetë në linjë me temën e ditëlindjes: ‘Getoari, më i madhi n’ven’
Bjondja simpatike ka qenë më shumë organizatore e kësaj darke, dhe ka qenë e pranishme vetëm në momentin e surprizës, pastaj është larguar për t’i lënë djemtë të festojnë.