Festivali Ndërkombëtar i Filmit Aziatik në Los Angeles, takon Angelina Jolie dhe Tuba Buyukustun
Aktorja e famshme turke Tuba Buyukustun, së fundmi ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Aziatik në Los Angeles, ku ajo ka qenë pjesë e jurisë që ka vlerësuar prodhimet kinematografike. Por gjatë këtij evenimenti, Tuba ka pasur nderin të takojë dhe një prej divave të kinemasë, aktoren Angelina Jolie.
Dy aktoret janë takuar menjëherë pas shfaqjes së filmit “First They Killed My Father”, me regji të Jolie. Takimi i tyre nuk ka qënë aspak rastësor, pasi Jolie njihet për aktivitetet e saj të bamirësisë dhe njëkohësisht edhe Tuba, e cila është shpallur ambasadore nderi e UNICEF.
Gjithashtu, në të kaluarën ato të dyja kanë vizituar kampet e refugjatëve në Turqi dhe Jordani për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe autoriteteve ndaj situatës së fëmijëve në to.