Lajme

01 September 2018

Feston golin duke bërë simbolin e shqiponjës! Futbollistja e njohur: Mund të marrin pagën time

Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së futbollit të femrave të Kombëtares Suedeze. E lindur në Kosovë dhe pavarësisht se ka emigruar drej Suedisë, ajo nuk e ka harruar aspak ndjenjën e atdhetarisë.
Në ndeshjen kundër skuadrës së Ukrainës, Kosovare Asllani e festoi golin duke përshkruar fushën me vrap, teksa në duar realizonte simbolin e shqiponjës. Për mediat suedeze, futbollistja me origjinë shqiptare tregoi se nuk e kishte planifikuar, por ashtu i buroi nga zemra në atë moment.


“Ishte për Kosovën, vendim tim të origjinës. Në të njëjtën kohë edhe për nipin tim, që ka mësuar të bëjë simbolin e shqiponjës. Kjo nuk është politike, gjatë Botërorit ishte diçka tjetër duke parë kundërshtarin me të cilin luhej. Kjo ishte në nder dhe një përshëndetje për nipin tim. Ishte thjesht spontane, jo e planikuar”, është shprehur Asllani.

E pyetur nëse kishte frikë se dënohej ajo u përgjigj se: “Mund ta marrin pagën time, nuk ka gjë.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com