Fifi dhe Lamar sjellin “Habibi”
Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar të martën, projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo ka vendosur që pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit, të sjellë për fansat këngën e re të saj.
“Habibi” titullohet kënga të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me këngëtaren tjetër, Lamar.
Muzika është punuar nga Apollo, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet dy interpretueset, Fifi dhe Lamar.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet këngës.