Fifi flet për djalin i cili e lëndoi “Nuk ia them emrin, ai tani është me dikë tjetër”
Këngëtarja Fifi njihet për talentin e saj në muzikë dhe për tekstet në baladat e saj të dashurisë, të cilat duket se i dedikohen vetëm një personi.
Shpesh herë, ajo ka treguar se ka qenë një person në jetën e saj, i cili e ka zhgënjyer dhe ia ka thyer zemrën.
E ftuar në një emision, ajo u bë pjesë e rubrikës “Ha ose thuaje” ku duhet të thoshte emrin e djalit me të cilin ka qenë në lidhje dhe i ka kërkuar dashuri.
Fifi, para se të hante një lloj ushqimi që konsiderohet “i shpifur”, tha: “Po ha më mirë. Nuk e them dot se është i lidhur me një tjetër tani. Pse ta bëj të famshëm unë atë tipin?”