Fifi habit me deklaratën e saj:”Kurrë s’më kanë dashur, vetëm i kam dashur”!
Fifi di si të tërheqë vëmendje sa herë që shfaqet në ekran. Këtë ka bërë edhe në emisionin e fundit në Kosovë që do të transmetohet këtë mbrëmje.
Në promon e emisionit që moderatori ka publikuar në Instagram, Fifi bën një deklaratë vërtet befasuese kur thotë se asnjëherë nuk e kanë dashur, por vetëm ajo ka dhuruar dashuri:
“Kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm kam dashur”, shprehet këngëtarja duke na treguar për herë të parë se ka pasur meshkuj në jetën e saj që nuk ia kanë kthyer dashurinë.
Më tej Fifi flet edhe për këngën “Psikopatja jote”, që lidhet pikërisht me dashurinë e ndërsjelltë.